Tërmetet janë ndër rreziqet natyror kryesor në Shqipëri. Edhe pse janë të rralla, ngjarjet sizmike të rëndësishme mund të ndodhin në çdo kohë dhe të prekin çdo rajon të vendit.
Është e rëndësishme që institucionet qendrore, në nivel qarku dhe bashkie të bashkëpunojnë për të mbështetur rajonin e prekur. E njëjta gjë vlen edhe për vlerësimin e ndërtesave. Kur shumë ndërtesa në një rajon pësojnë dëmtime të domethënëse, shoqëria përballet me një sfidë të veçantë. Qëllimi kryesor i VDPN është parandalimi i dëmtimeve në njerëz që vijnë nga shembja e ndërtesave gjatë pasgoditjeve dhe të sigurohet që numri i atyre për të cilët kërkohet strehim i përkohshëm, të mbahet në minimum.
Korniza e VDPN ka si qëllim të sigurojë bashkëpunim në nivele të ndryshme të strukturave të sistemit të mbrojtjes civile duke standardizuar metodën e vlerësimit të ndërtesave. Metoda e dhënë në manualin teknik është në përputhje me Planin Kombëtar për Emergjencat Civile dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Manuali teknik është një dokument mbështetës për të udhëzuar ekspertët që do plotësojnë formularin VDPN gjatë vlerësimit të ndërtesave. Formulari dhe Manuali i VDPN, së bashku me Manualin Kombëtar të Veprimit (MKV), do të jenë pjesë e paketës së akteve nënligjore për mbrojtjen civile.