Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (“Instituti i Ndërtimit”) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Titullari i Institucionit. IN publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën pro aktive.
Në PT të IN janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të IN-së. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit IN-ja vlerëson nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga IN-ja.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, IN-ja mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
Koordinatori
E.BUSHPEPA
Adresa
Rr.M.Keta Brar Tiranë
Orari
E hënë -E enjte 08:00-16:30
E premte:08:00-14:00
Lista e shërbimeve që ofrojnë IN-ja përfshirë
IN nuk e ofron këtë shërbim