Lokacion

Rruga Myslym Keta, Brar

Telefon

+35542210874

Apliko për ekspert VDPN

Regjistrohu sot për ekspert VDPN

Instituti i Ndërtimit po organizon dhe po ofron trajnime për inxhinierët e ndërtimit që të bëhen ekspertë të VDPN-së, të cilët mund të aktivizohen për të kryer vlerësime në terren pas një tërmeti.

Kush mund të bëhet ekspert VDPN?

Pavarësisht se Manuali Teknik dhe trajnimet janë të domosdoshme për të krijuar një qasje të unifikuar mbi plotësimin e formës dhe të kuptuarit e metodologjisë, përbërësja kryesore për një vlerësim të saktë të ndërtesave janë njohuritë dhe përvoja e ekspertëve, të cilët gjatë një inspektimi të shpejtë pamor duhet të arrijnë të lexojnë, interpretojnë dhe klasifikojnë dëmtimet dhe të caktojnë nëse ndërtesa mund të përdoret ose jo.

Shënim: Informacioni i kërkuar për regjistrim do ruhet dhe menaxhohet në përputhje me kornizën ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale (Ligj 124/2024  Për mbrojtjen e të dhënave personale)