Lokacion

Rruga Myslym Keta, Brar

Telefon

+35542210874

Dokumente për VDPN

Kjo faqe përmban dokumentet dhe materialet udhëzuese për vlerësimin e përdorshmërinë të ndërtesave pas një tërmeti sipas kornizës së re për VDPN në Shqipëri. Ato janë të ndara në dy pjesé: 

Pjesa 1 : Teknike

Formulari VDPN është një mjet që udhëzon vlerësuesit gjatë procesit të inspektimit të ndërtesave, duke ndjekur hapa në trajtë të njësuar dhe të strukturuar. Formulari VDPN do jetë i disponueshëm edhe si “aplikacion online”.

Manuali Teknik për vlerësuesit, detajon metodologjinë e vlerësimit të dëmtimeve dhe përdorshmërisë të ndërtesave pas tërmetit, duke analizuar seksionet dhe të dhënat teknike që kërkohen në formularin e VDPN.

Tabelat e Perdorshmerise shërbejnë për shenjimin e ndërtesave të vlerësuara, për të informuar banorët dhe publikun mbi gjendjen e përdorshmërisë së ndërtesës përmes mesazheve të qarta dhe të qëndrueshme që vendosen në hyrjet kryesore.

VDPN formular

PDF| Nëntor 2025

Manual teknik VDPN

PDF| Nëntor 2025

Pjesa 2 : Organizative

Manuali Kombëtar i Veprimit (MKV) për VDPN është një mjet menaxhimi që përcakton rolet dhe përgjegjësitë, logjikën operative, koordinimin dhe mekanizmat institucionalë të nevojshëm për të përgatitur dhe koordinuar procesin e VDPN në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor.

Trajnimi

Virtual Tour

Të përkohshme për qëllime trajnimi