Lokacion

Rruga Myslym Keta, Brar

Telefon

+35542210874

Vlerësimi i Dëmtimeve dhe Përdorshmërisë së Ndërtesave (VDPN) pas tërmeti.

Në situata pas tërmeti, ky proces është shumë i rëndësishëm pasi vlerësimi i ndërtesave në zonën e prekur nga tërmeti, përcakton cilët banorë mund të kthehen në banesat e tyre dhe cilët nevojiten të strehohen përkohësisht në mjedise alternative. Ky proces është përcaktues edhe për funksionimin e shërbimeve publike dhe veprimtarinë ekonomike në përgjithësi, pasi ndihmon në vendimmarrjen nëse funksionet administrative dhe ekonomike mund të vijojnë si zakonisht, apo nëse është e nevojshme një ngadalësim i përkohshëm me qëllim rimëkëmbjen sa më të shpejtë. Që nga viti 2025, një paketë e re dokumentesh është në dispozicion për të kryer dhe koordinuar shërbimet VDPN pas një tërmeti në vendin tonë. Ekspertët po trajnohen për t’u njohur me metodologjinë e saj dhe mjetet praktike të përdorura. Instituti i Ndërtimit ju fton të ndiqni këtë faqe, me qëllim informimin dhe përditësimin tuaj të vazhdueshëm me materiale, udhëzime dhe aktivitete të ndryshme të lidhura me platformën VDPN.